50-vite më parë, 'një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin'

16 Korrik 2019, 15:12

Këtë javë, Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA shënon 50-vjetorin e zbritjes historike në Hënë të anijes së hapësirës “Apollo 11”, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 Korrik.Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhëtimin e tyre historik për në Henë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida. Katër ditë më vonë, me 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins drejtonte në orbitin e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Henës me një pjesë të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të mbiemëruar, Shqiponja (“Eagle”), duke i deklaruar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqën e Henës. Ajo ishte hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut shkelte mbi sipërfaqen e Henës.

Neil Armstrong, i pari përfaqësues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misjoni i tyre eskplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një “Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”.