51 fidanë në nderim të 51 viktimave të tërmetit te varrezat e dëshmorëve në Shkodër, kreu i veteranëve: Në shenjë respekti

24 Dhjetor 2019, 21:24

SHKODËR- 51 fidanë, në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit. Kjo ka qenë iniciativa e Veteranëve të LANÇ në Shkodër të mbështetur edhe nga Këshilli i Qarkut. Aktiviteti është organizuar pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër, ku veteranët kanë mbjellë pemë pikërisht pranë heronjve të cilët sakrifikuan jetën për vendin.

Kryetari i veteranëve Zamir Llazani gjatë fjalës së tij theksoi faktin qe nga njëra anë po mbillen pemë në nderim të dëshmorëve dhe viktimave, ndërkohë që panorama përball është mjaft e zymtë me mbeturina dhe inerte.

Në shenjë të respektit dhe 51 fidanë për të përjetësuar dhe përkujtuar në shenjë dhimbje edhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. në rininë tona të gjitha këto kodra i kemi pyllëzuar ne që sot jemi plak, që fatkeqësisht u shkatërruan në vitin 1990. Kjo të jetë një detyrë shtetërore që ta gjejnë ata formën, se po gjetën formën njerëzit do i mbështesin për ta realizuar atë që duhet të realizojnë", tha Zamir Llazani, kryetar i veteranëve.

Ndërkohë thirrja e tyre është për pyllëzimin e kësaj zone dhe bashkëpunim me të rinjtë.  Zona pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër i ngjan një vend depozitimi të mbetjeve ku pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme askush nuk është kujtuar t’i kthejnë kësaj zonën identitetin.