Në ceremoninë e ndërtimit të 524 apartamenteve në Laç në bashkëpunim me qeverinë turke, kryeministri Rama tha se qyteti do rilindë, do shpëtojë nga përmbytjet pas rehabilitimit të përroit famkeq dhe uron që të përfundojë në gusht të 2021 dhe jo 2022. Presidenti turk Erdogan theksoi se Shqipëria është mik i Turqisë dhe uroi që ndërtimet të përfundojnë sa më parë.
