Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës vijon të jetë problematike.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, 5370 hektarë tokë janë nën ujë dhe kanë shndërruar Shkodrën në “Venezia”.
Rruga e Obotit është bllokuar pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm, ndërkohë në një situatë të ngjashme gjendet edhe fshati i Obotit ku nën ujë janë edhe 8 shtëpi.
Në zonën “Këneta e Dajçit”, në të cilën përfshihen shumë fshatra disa prej të cilave janë Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, situata paraqitet problematike pasi 9 shtëpi janë të përmbytura.