55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet njëri nga 3 skafistët që tentuan t’i trafikonin drejt Italisë!

20 Janar 2021, 12:02 | Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:02

Arrestohet në Vlorë një nga skafistët që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 55 klandestinët sirianë. Është arrestuar 26-vjeçari Emiljano Likaj, skafisti që do dërgonte sirianët në Itali. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, për strehimin e klandestinëve para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.

r.k./Shqiptarja.com