557-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Kurti: Populli shqiptar duhet të faktorizohet

2 Mars 2021, 22:08

Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke iu referuar Besëlidhjes tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.

“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha Kurti.