57 mijë euro pa i deklaruar në kufi, shoqërohet kuksiani...Tentoi t'i fshihte mirë, por u pikas!

5 Dhjetor 2019, 17:41

VLORË- Një 29-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi ka tentuar që kalojë në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë 57 mijë euro, pa i deklaruar më herët ato. Bëhet fjalë për të riun nga Kukësi me inicialet E. P. Burime zyrtare bëjnë me dije se 29-vjeçari, kishte fshehur paratë në dy pako të mbështjella brenda makinës me targa gjermane, por ato u pikasën gjatë kontrollit të bërë nga Policia Kufitare e Vlorës. Ndaj tij ka nisur një hetim penal në gjendje të lirë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".