58 raste me COVID/ Ministria e Shëndetësisë mbyll spitalin e Krujës, lejohen vetëm Urgjencat

22 Prill 2020, 15:06

KRUJË- Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se spitali i Krujës "Stefan Gjoni" ka mbyllur shërbimin, ku përjashtim bëjnë vetëm urgjencat. Një informacion i tillë është konfirmuar nga mjeku Adrian Mata në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, i cili bën njoftoi se ky urdhër nga Ministria e Shëndetësisë vjen si rrjedhojë e dhjetëra rasteve të konfirmuara me COVID-19 në këtë qyteti. "Sot ka ardhur një urdhër nga Ministria e shëndetësinë për të mbyllur shërbimin. Nga ky moment aktiviteti është pezulluar dhe këtu do të shërbehet vetëm për urgjencës", tha Mata.

Report Tv ka ndjekur nga afër një orë pune nga përditshmëria e punës në këtë spital të Krujës, qyteti i tretë më i prekur nga COVID-19 ku dy vatrat më të mëdha janë në dy biznese fasone! Në hyrje të spitalit është instaluar në çadër triazhimit ku bëhet pritja e të gjithë pacientëve. Më pas, pas një kontrolli paraprak, ato pajisen me maska dhe futen në ambientet e spitalit për një kontroll të specializuar. Mjeku radiolog shprehet se ka pasur 3 raste që ka vizituar dhe më pas janë konfirmuar pozitiv.