59 shqiptarë të kthyer nga Greqia e Maqedonia karantinohen në hotel në Pogradec, bashkia ushqim falas

18 Prill 2020, 16:41

59 shqiptarë janë karantinuar në një hotel në qytetin e Pogradecit. Ata kanë hyrë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës. Bashkia Pogradec ka marrë përsipër furnizimin për 3 vakte për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë akomoduar në hotel për 14 ditë.