5-vjeçarja po çmend botën, flet 8 gjuhë të huaja dhe jo vetëm kaq

19 Shkurt 2019, 12:57

Njihuni me 5 vjeçaren që  ka aftësinë  e pabesueshme.

Bella Deviatkina është vetëm 5 vjeç dhe mund të  flasë në mënyrë  perfekte 8 gjuhë të huaja.

Bella jo vetëm i flet këto gjuhë të huaja, por ajo mund edhe të  lexojë në gjuhët përkatëse. Ajo ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave botërore, të  cilat e kanë vënë në provë nëse ajo në  të vërtetë mund të artikulohet në 8 gjuhë të botës.

Rusja e talentuar flet rusisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, gjuhën kineze, arabe, spanjolle dhe italiane.

Talenti i ruses është befasues.