6 autoambulanca dhuratë FA-së nga Turqia, gjenerali mjek shpjegon çfarë ka brenda 'mini-spitaleve'

7 Prill 2020, 14:12

Si do të vihen në përdorim 6 autoambulancat e dhuruara nga qeveria turke për komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura. Gjeneral Bajram Bega, mjek me profesion, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, shpjegon të gjitha pajisjet që kanë këto autoambulanca që kanë kapacitet për tre pacientë, dhe që pa frikë mund të konsiderohen "mini-spitale" sipas tij.