6 autombulanca nga Turqia për Emergjencat Civile, do t'i shërbejnë edhe 'Traumës'

7 Prill 2020, 12:00

Kanë mbërritur në Shqipëri 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.

Këto autoambulancave që për herë të parë kanë logon e Forcave të Armatosura dhe që do të përdoren nga Emergjencat Civile nga komanda mbështetëse e FA, në këtë situatë të vështirë që vendi ynë po kalon me koronavirusin, do të shkojnë edhe në ndihmë të Spitalit të Traumës. Në kushtet kur ky spital po përballon një numër të lartë operacionesh për shkak të zhvendosjeve të ndërhyrjeve kirurgjikale nga QSUT, që u kthye në spital COVID, këto autoambulanca do t'i shërbejnë edhe spitalit të Traumës sa herë të jetë nevoja.