6 gra humbën jetën nga dhuna në 2020 ! Nga 2980 denoncime, vetëm 532 dhunues të arrestuar

25 Nëntor 2020, 15:20 | Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:20

TIRANË- 25 nëntori është dita ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Edhe pse shoqëritë e të gjitha vendeve në botë kanë ecur me shpejtësi drejt modernizmit, fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të mbetet shqetësues.

Shifrat fatkeqësisht janë kokëfortë. Në Shqipëri gjatë vitit 2020, 6 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre. 2980 kanë gjetur forcë për t'i denoncuar ato, por ajo që është më alarmante është se nga një numër i lartë denoncimesh, vetëm 532 janë arrestuar nga ana e policisë shqiptare.

r.k./Shqiptarja.com