6 mijë euro ryshfet për ndryshim të masës së sigurisë/ Arrestohet bashkëshorti i Mimoza Margjekës dhe dy të tjerë, gjyqtarja dhe avokati në arrest shtëpie

9 Shtator 2020, 15:49 | Përditesimi i fundit: 2020-09-09 17:48:09

5 persona janë arrestuar, ku 3 janë në burg dhe dy në arrest shtëpie për korrupsion aktiv të gjyqtarit dhe funksionarëve të drejtësisë. SPAK ka zbardhur nja rast korrupsioni, ku gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali.