6 nga kandidadët e PS në Tiranë rrëfejnë sfidat dhe jetën familjare, Veliaj: Ju tregoj sekretin, si e binda Luljeta Bozon të kandidojë

27 Mars 2021, 10:40

Veliaj tregoi për herë të parë se si arriti të bindë inxhinieren e ndërtimit, Luljeta Bozo, të kandidojë dhe përfaqësojë PS-në në Parlamentin e ardhshëm. “Kam një sekret të vogël, që s’ia kam thënë askujt. Fillimisht fola me vajzën tënde, Lilën, të cilës i them se kandidimi juaj do të ishte diçka fantastike, sepse do mund të përfaqësohej një grupmoshë që s’ka pasur kurrë një përfaqësim dinjitoz në Parlament.