Seanca e sotme maratonë, që zgjati 6 orë ishte e fundit para vendimit, ku palët shpalosën argumentet e tyre. Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë. Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.