6 parti të reja para zgjedhjeve të 2021! Hyn edhe Vetëvendosja, hapja e listave sjell surpriza të mëdha

1 Gusht 2020, 20:22

TIRANË- Periudhat parazgjedhore në Shqipëri karakterizohen nga lëvizje të reja politike, të cilat përgjithësisht shuhen pas zgjedhjeve nën hijen e dy partive të mëdha, duke mos arritur të marrin as edhe një mandat deputeti, për shkak të sistemit jo-favorizues, por më shumë për shkak të mungesës së besueshmërisë. Para zgjedhjeve parlamentare të 2021, skenës politike shqiptare pritet t’i shtohen të paktën edhe gjashtë parti të reja, fuqia e të cilave mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Grupi parlamentar demokrat në Kuvend ka nisur lëvizjet për krijimin e një parti të re politike, për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 2021. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare.