6 raste të reja me COVID. dy të infektuar në Shkodër, familjarë të një të rasti pozitiv të djeshëm

25 Maj 2020, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2020-05-26 09:50:01

TIRANE-Numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri që nga fillimi i muajit mars ka kaluar mbi një mijë. Sot janë shënuar 6 raste të reja duke e çuar numrin në total 1004, por fatmirësisht rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në 24 orët e fundit janë 6 raste të reja me COVID, 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik.

Dy rastet e reja në Shkodër gjatë 24 orët e fundit janë raste kontakti të një të infektuari të ri gjatë ditës së djeshme.

Ata janë familjarë të të prekurit, i zbuluar me COVID një ditë më parë.