6 shoferë të rrezikshëm ngelin edhe në ‘vjeshtë’! Testimi më i vështirë, u jepet vetëm një shans ose rikthim në Autoshkollë

24 Qershor 2022, 15:56

Kodi i ashpërsuar rrugorë ka prekur shoferët e parë, ata që kanë kryer shkelje të rënda, me pasoja dhe të përsëritura. 6 shoferë që u rikthyen Autoshkollës pas zerimit të pikëve të patentës, nuk mundën të kalojnë në testin teorik, duke bërë më shumë se 3 gabime. Këto ndryshime erdhën për të shmangur pasojat me jetë.