6 të shoqëruar për atentatin në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 min para shpërthimit të telekomanduar!

16 Shtator 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-09-16 17:53:39

TIRANË- 6 persona janë shoqëruar për atentatin e telekomanduar me telefon ndaj Preng Gjinit, ndërsa zbulohet se ai ka ndërruar makinën vetëm 10 minuta para shpërthimit me tritol. Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga atentati i djeshëm, ku mësohet se Gjini ishte duke udhëtuar me mjetin e nipit, Fatjon Dauti, me të cilin jetonte prej kohësh në kryeqytet. Ky i fundit në dëshminë që Report Tv ka zbardhur thotë se Prenga i kërkoi makinën "Benz A Class" pasi e tija " ML" s’kishte karburant, ndërsa shtoi se sapo ishte kthyer nga Lushnja ku merret me tregtimin e librave.