60 vjet udhëtim artistik në një album, Perikli Çuli: Për skulpturën monumentale s’është bërë sa duhet!

28 Shtator 2020, 15:47

Për artistin Perikli Çuli arti është ndjeshmëri, në të cilin derdhen emocionet dhe gjithçka e bukur rreth e qark njeriut.  Nuk është as shkencë edhe as politikë. Prandaj, pas ekspozitës “Universi” të çelur në Muzeun Historik Kombëtar në 80-vjetorin e lindjes, Çuli sjell udhëtimin e tij artistik për artdashësit edhe në albumin “Vizione monumentale” me rreth 50 vepra

“Pas ekspozitës prej 90 veprash, kam përzgjedhur disa prej tyre për t’i botuar në një album, të cilin e ka mundësuar Bashkia. Ky projekt ka një të tretën e punës sime, dhe prezanton kulturën urbane, të parkut me frymë monumentale etj”, thotë Perikli Çuli.