600 talasemikë kanë nevojë për ndihmë/ Apeli i mjekes: Dilni nga shtëpia për të dhuruar gjak, 15 minuta shpëtoni një jetë

25 Prill 2020, 16:29

TIRANË- Një “ilaç shërues”dhe jetik që nuk mund të prodhohet në fabrikë, i tillë është gjaku për shumë njerëz, të cilët furnizimin me të mund ta sigurojnë vetëm përmes një mënyre, “dhurimit”. Në situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, nevojat për gjak, për personat talasemikë, për pacientët e operuar dhe jo vetëm, në spitale janë të mëdha.

Këtë e konfirmon dhe mjekja transfuziologe, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Tiranë, Dorina Xhafa, e cila në një intervistë për “Report TV” rrëfen se në situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë së COVID- 19, ka pasur një ulje të numrit të dhuruesve vullnetarë. Kjo, sipas saj ka sjellë vështirësi në plotësimin e nevojave të spitaleve në rezervat  e gjakut.