613 kg drogë në Maminas, reagon Strazimiri: Rama mund të vi t’i arrestojë ata te PD

22 Maj 2018, 14:43

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas akuzës së fortë të kryeministrit Edi Rama dhe PS se zyrtarët më të lartë të PD janë të lidhur me 613 kg kokainë të kapur në Maminas më 28 shkurt të këtij viti.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, e ka cilësuar këtë akuzë një skenar kriminal mashtrimesh nga kryeministri Rama, ndërsa ka shtuar se droga e Maminasit është e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Sipas tij, kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare. Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi Rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit. Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij. Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd. Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste. Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.

    No videos found.