613 kg kokainë në kontenier/ Mungojnë avokatët, shtyhet sërish pretenca për Abër Çekajn

29 Tetor 2019, 11:31

TIRANE- Mungesa e avokatëve është bërë shkak për shtyrjen e pretencës për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me babanet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë.

Pretenca është shtyrë edhe për dy të arrestuarit e tjerë në këtë proces Armando Pezaku, shoferi trajlerit që çoi kontenierët me banane nga porti në Maminas si dhe menaxheri i ‘Arbër gardën” Donaldo Lushaj.

Çekaj fitoi gjykim të shkurtuar pak javë më parë. Arbër Çekaj u esktradua rreth një muaj më parë nga Gjermania.