613 kg kokainë në kontenierë, Arbër Çekaj kërkesë KLP: Përjashtoni prokurorin Kondili

8 Janar 2020, 13:12 | Përditesimi i fundit: 2020-01-08 18:23:37

TIRANË - Arbër Çekaj, biznesmeni i cili akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Maminas,  i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për përjashtimin e prokurorit të SPAK Edvin Kondilli.

"Kondilli e ka personale me fmailjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë.

Kondili e ka me familjen Kulici dhe mbiemrin Kulici që kam pasur unë më herët

Unë nuk kam asnjë problem me Kondilin. Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteineret ja la deri ne fund dhe i humbi orizi

Jam në burg se kam mbiemrin Kulici e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora

Nuk kam asnjë problem me vlonjatët, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun dhe unë në burg. Çfarë grupi kriminal kur gënjyet Gjermaninë duke dhënë garanci për proces të rregullt e manipuluat provat.

Siç merrni miell, grurë nga Serbia merrni edhe një prokuror për mua nëse nuk ka prokuror tjetër SPAK

Kondili fitoi vettingun e SPAK në kurrizin tim, por ja që kryetar nuk e bënë ndaj të japë dorëheqjen do ishte e ndershme", është shprehur Çekaj sot në gjyq.

I pranishëm në seancën gjyqësore, prokurorit Kondilli është shprehur: Nuk më trembin kërcënimet. Zotëri ndiq procesin dhe prit vendimin e bazuar në prova. Kërko pafajësi po do.

Gjykata rrezoi kërkesën për pezullimin e procesit deri sa te shprehet Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kërkesën që Çekaj ka bërë duke kërkuar përjashtimin e prokurorit Kondilli.

Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia kërkoi që klientit të tij t'i hiqet masa e arrestit me burg, pasi Gjykata për Krime të Rënda tashmë nuk ekziston më duke qenë se u kthye në Gjykatën e Posaçme  Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Është GJKKO - tha Haxhia - që duhet të ricaktojë masën e sigurimit personal ndaj Arbër Çekajt.

Arbër Çekaj u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani. Ai është pronari i kompanisë së bananeve “Arbri Garden” në kontenierët e së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia

    No videos found.