613 kg kokainë në Maminas/ Shtyhet seanca për Arbër Çekajn, avokati: Nuk hapet një CD e sjellë si provë

19 Shkurt 2020, 11:30

TIRANË- Mos hapja e një CD-ke që mbrojtja e kishte konsideruar si një provë të fortë për hetimet është bërë shkak për shtyrjen e seancës ndaj Arbër Cekajt në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për të disatën herë.

Në CD ishte ruajtur biseda që Cekaj kishte bërë me menaxherin e kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, dhe sipas avokatit,  nuk mund të bëjnë mbrojtjen pa dëgjuar këtë provë e për këtë arsye togat e zeza vendosën që të shtyrin seancën në 4 mars. Në përfundim të kësaj seance, Cekaj ka këmbëngulur në pafajësinë e tij ku mësohet të ketë thënë: E kuptoj që doni ta mbyllni gjyqin për interes të atyre që ndërprenë operacionin. Nëse droga do gjendej tek banane, kush do futej në burg? Siç gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton i pranishëm në seancë edhe një përfaqësues nga ambasada e SHBA-së, pasi Cekaj është cilësuar më herët nga ish- ambasadori Donald Lu si "peshku i madh".