TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda zhvillon sot gjyqin e parë ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë "Arbri Garden" në kontenierët e bananeve ku u gjetën 613 kg kokainë. Procesi ndaj Çekajt prej 4 seancash shtyhej pasi mungesa e tij dhe mosmarrja dijeni me anë të letërporosive ishte bërë shkak për ta shtyrë.
Ndërsa pritet që sot për herë të parë Çekaj të mbaj qëndrimin e tij për akuzën pasi më herët ai ka mohuar përfshirjen.Prokuroria e krimeve të rënda nuk ka mundur ta pyes Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.