Vritet në Tiranë 62-vjeçari ish i dënuar politik, shëtiste me djalin tek Liqeni

16 Mars 2019, 19:28 | Përditesimi i fundit: 2019-03-16 21:01:59

Një vrasje ndodhi në Tiranë, një një 62-vjeçar u qëllua me armë zjarri nga një person i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Haxhi Baçinozi ishte duke shëtitur pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, së bashku me djalin e tij, kur u qëllua me armë nga një person i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.
62-vjeçari mësohet se ishte nën shoqërinë e djalit të tij. Ka mbetur i plagosur fillimisht nga plumbat e armës, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por nga bluzat e bardha u njoftua se burri ndërroi jetë në sallën e operacionit pasi nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra nga 5 të shtëna me armë.

I ndjeri është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet.