7 dekada ‘jetë’ të Teatrit 'Andon Zako Çajupi' në një ekspozitë

11 Shtator 2020, 17:02

Fotografitë, veshjet, sendet personale të artistëve të njohur korçar, të cilët i kanë përdorur për 7 dekada në skenë janë ekspozuar për artdashësit. Në këtë datëlindje të 70-të të Teatrit “Andon Zako Çajupi”, gjurmët që artistët kanë lënë me artin e tyre, përkujtohet jo vetëm nga publiku, por edhe nga artistët e njohur Ndriçim Xhepa dhe Timo Flloko

“Është një ekspozitë muzeale interesante. Teatri i Korçës është një teatër me traditë të hershme që kanë vënë vulën e personalitetit të tyre në Teatrin Kombëtar. Ka elemente edhe simbole të veçanta. Duke ecë nëpër to sheh artistët, brezat e hershëm, që kanë dhënë shumë vlera, si Piro Mani, Dhimitër Orgocka, Llazi Sërbo etj. Përmes kujtesës së tyre m’u duk sikur fola ma ta”, shprehet artisti Timo Flloko