7 ditë në këmbë deri në Pogradec, kapen 6 refugjatë afganë! Vajza: S'jemi terrorist! S'dua para e ushqim, thjesht një vend më të mirë

19 Shtator 2020, 08:58 | Përditesimi i fundit: 2020-09-19 15:17:36

KORÇË- 6 refugjatë afganë u kapen nga policia pasditen e djeshme në hyrje të qytetit tw Pogradecit në zonën e quajtur "Enkelana". Mes tyre ishin 3 të rritur dhe 3 fëmijë.

Mësohet se ata kishin ardhur në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec në këmbë. Ata janë parë nga kalimtarë të rastit si fillim që i kanë gjetur duke qarë në rrugë pasi kishin mbetur aty. Ata janë shprehur se kishin ecur pre 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec.