7 ditë para 25 prillit/ Report Tv dhe Instituti Italian ‘Piepoli’ sjellin nesër në 20:00 sondazhin e fundit

17 Prill 2021, 22:30

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin te dielën në mbrëmje sondazhin e fundit për zgjedhjet politike të 25 prillit. Ndërsa kanë mbetur vetëm 7 ditë nga zgjedhjet, Instituti Piepoli sjell shpërndarjen e votës në 12 qarqet dhe në nivel kombëtar. Sondazhi i së dielës që do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes gjatë programit Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga sjell projeksionin e fundit të votës së shqiptarëve se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama apo Lulzim Basha ? Gjithashtu ndër tematikat që do të trajtohen në këtë sondazh të fundit lidhen me tre figurat kryesore të kësaj fushate. Ç’mendojnë shqiptarët për qeverisjen 4 vjeçare të Kryeministrit Edi Rama? Si e gjykojnë shqiptarët opozitën e bashkuar të Lulzim Bashës ? Cili është qëndrimi për aksionin politik të presidentit Ilir Meta gjatë kësaj fushate ? Edhe në këtë mbrëmje do të jetë Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto i cili do të komentojë bashkë me analistët e pranishëm në studio, detajet dhe të dhënat e sondazhit të 7 dhe të fundit të zgjedhjeve politike të 25 prillit. Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, edhe këtë vit kishte partner në Shqipëri Report Tv dhe 7 sondazhet e fundit ishin pjesë e marrëveshjes mes palëve për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.