7 marsi 'ekspozon' dokumentet e rralla në 'Mësonjëtoren e parë Shqipe'! Bido: Jo më kot u zgjodh Korça

7 Mars 2020, 17:16

Në 7 mars, në festën e mësuesit, në qytetin e Korçës atje ku u themelua dhe shkolla e parë shqipe, është çelur për publikun ekspozita "Korça Zemra e Shqiptarisë". Në këtë ekspozitë u shfaqën dokumente të vyer historikë e kulturorë sikurse janë libra që mësoheshin në 'Mësonjëtoren e parë Shqipe.' E gjithë kjo ekspozitë tregon dëshmitë e përpjekjeve për hapjen, themelimin e kësaj shkolle dhe librat të cilat përdoreshin në Mësonjëtoren e parë Shqipe.

Drejtori i arkivave Ardit Bido tregon se jo rastësisht kjo ekspozitë u çel në Korçë atje ku kulmoi dhe u themelua shkolla e parë Shqipe.