7 mësues me Covid në Korçë, sot mbyllen dyert e shkollës

28 Tetor 2020, 13:21

7 mësues në shkollën Sotir Gurra në Korçë janë  infektuar me COVID-19.

Sipas burime pranë drejtorisë rajonale të arsimit nesër nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjitha godina do ti nënshtrohet desinfektimit total duke u zbatuar protokolli i sigurisë

Mësohet se mësuesve të kësaj shkolle u janë marrë tamponët ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.

Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë ndërsa sot janë edhe pjesa tjetër e tyre.

Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga drejtoria rajonale e arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.