7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 182 të shëruar

10 Prill, 11:17 | Përditesimi i fundit: 2020-04-10 16:05:56

Janë testuar 162 persona të dhyshuar dhe kanë rezultuar pozitiv 7 raste. Në total numri i të infektuarve shkon në 416 raste. 

"Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.

Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.  Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Kategori të tjera