70 vajza dhe gra të një fasonerie protestë te Tatimet në Durrës: Na jepni pagën e luftës

5 Qershor 2020, 10:07

DURRES-70 punonjës fasonerie janë mbledhur mëngjesin e sotëm pranë zyrave të tatim taksave duke bllokuar hyrjen për punonjësit e tatimeve. Shkak është bërë mos përfitimi i pagës së luftës. Drejtuesit e fasonerisë kanë deklaruar se pagesat janë bërë të rregullta ndërsa pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 5 punëtorë nga 70 që punojnë gjithsej në ndërmarrje. Vetë pronarja ka deklaruar jashtë kamerave se kanë ndjekur çdo procedurë të udhëzuar nga qeveria, ndërsa në dhënien e pagës është bërë diferencim."Kemi ardhur këtu sepse nuk na është njohur paga e luftës, ndërkohë janë bërë diferencime në dhënien e pagës së luftës. Ne nuk kemi si mbajmë familjet, pronarët janë përpjekur të na vijnë në ndihmë qoftë me pagesat dhe siguracionet, qoftë me punën, por shteti na nxjerr probleme dhe bën diferencime. Çdo dokument është i rregullt, pse të mos përfitojmë pagën e luftës" u shprehën disa nga punëtorët.