'700 euro dhoma e hotelit', ministrja Gjonaj reagon pas akuzave

25 Gusht 2019, 18:23

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me një lajm i cili qarkullon në disa media prej dy ditësh, ku thuhet se ajo paguan 700 euro një dhomë hoteli në udhëtimet e saj jashtë vendit. 

Gjonaj sqaron se ajo dhe stafi i saj nuk kanë fshehur informacione lidhur me shpenzimet në udhëtimet jashtë vendit, Ajo thotë se fatura e publikuar në media është shpenzuar nga i gjithë stafi i saj për qëndrimin dy net në varësi të axhendës ndërsa shton se në përgjithësi hotelet dhe vendet e qëndrimit zgjidhen nga organizatorët e aktiviteteve.