70-vjeçarja e humbur prej tre ditësh, familjarët apel për ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Dëshmitarët: E pamë, vuante nga shëndeti mendor

9 Mars 2020, 19:56

Humbja prej 3 ditësh të 70-vjeçares Xhevrie Verlaci, ka bërë që familjarët t'i drejtohen emisionit 'Pa Gjurmë' duke apeluar për ndihmë për gjetjen e nënës. 70-vjeçarja nga komuniteti rom, humbi në zonën e fushës së mbetjeve në Fier, ku mblidhte mbeturinat për të blerë ilaçet e tensionit.