75-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Braçe sulmon PD-në: Për pushtet po i shpallin luftë SHBA

17 Nëntor 2019, 12:47

Në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, zv/ kryeministri Erjon Braçe pasi vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit sulmoi Partinë Demokratike dhe opozitën, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit për pushtet dhe për t'iu shmangur drejtësisë.

 "Të nderuar veteranë të luftës që jeni gjallë për të kujtuar si dëshmi e gjallë luftën. Kemi dëgjuar një këngë 'që Shqipëria nuk është pushtuar, që fashistët dhe nazistët ishin kalimtarë'. Kemi dëgjuar që ky popull nuk ka luftuar dhe që është ndeshur me veten, një luftë civile. Sot për fat të mirë jemi pak metra larg nga ajo rrugë, ku jo thjeshtë partizanët, por populli i Tiranës u bë njësh me LANÇ-in kundër pushtuesve.

A ka dëshmi më të madhe se kjo, kur populli bëhet bashkë për të kundërshtuar fashizmin këtu në Tiranë. Kemi demonstruar me forcë se kemi një aftësi për të përsëritur veten si zgjedhje e mirë e drejtë e kohës në atë kohë, por edhe si turp si një zgjedhje, pa më të voglin diskutim nuk kishte lidhje me popullin, por me pushtetin bashkëpunues, fashizmin dhe nazizmin.

Sot po e përsërisin veten për ti bërë nder dhe respekt atyre që luftuan me armë kundër fashizmit. Ia vlen të kujtojmë ata që kishin të mundur që të ishin në krahun e duhur dhe bënë zgjedhjen e kundërt të turpshme të atyre që bashkëpunuan me fashizmin dhe nazizmin.