76-vjetori i genocidit ndaj çamëve, Tahiri: Kutjojmë të vdekurit, por nuk duhet të gënjejmë të gjallët

27 Qershor 2020, 14:37

Çamët përkujtojnë sot 76-vjetorin e genocidit grek. Ish-deputeti Dashamir Tahiri së bashku me pjesëtarë të komunitetit dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria vendosën kurora me lule në Varrezat e Kllogjerit. Tahiri teksa kujtoi disa nga figurat e ndritura të Çamërisë, tha se këtë vit ceremonia ishte e kufizuar nga rrethanat, por vitin e ardhëm do të jetë ndryshe. Ai bëri thirrje që komuniteti t'i bëjë presion qeverisë për këtë çështje.