8 gola në 3 ndeshje! Mhillaj, fenomeni që po 'çmend' Dinamon: Këtë sezon ngjitemi në Superligë, ëndrra ime të luaj jashtë vendit

21 Dhjetor 2020, 12:30

Mariglen Mhillaj është fenomeni që po mahnit kampionatin e 21-vjeçarëve. Sulmuesi i Dinamos në 3 ndeshjet e fundit ka realizuar tetë gola, në një kohë kur janë zhvilluar 5 javë. Ai aktualisht stërvitet në ekipin e parë të ‘nëndetses’, që sipas tij po e ndihmon shumë të rritet profesionalisht.

“Diferenca nga ekipi i parë tek moshat është shumë e madhe besoj. Ekipi i parë ka stërvitjen më të fortë, janë më profesionista, dhe kjo bën që të ecësh përpara.