8 marsi 'hap qepenët' e dyqaneve të luleve! Në Elbasan suprizohen mjeket e pavionit COVID, nismë me këpucë të kuqe në Durrës

8 Mars 2021, 13:33

Ky 8 mars e ka gjetur vendin ndryshe nga çdo vit përballë një situate të vështirë të krijuar prej COVID.

Por pavarëssht kësaj fëmijët, kanë vrapuar me lule në duar drejt nënave, motrave dhe gjysheve. Kjo festë ka "hapur dhe qepenët" e dyqaneve të luleve, të cilët kanë qenë ndër më të prekurit në këtë situatë pandemie. Fëmijët dhe bashkëshortët në Tiranë siç shihen në këto foto janë drejtuar për te dyqanet e luleve për të suprizuar nënat dhe bashkëshortet e tyre.