8 Marsi/ Manastirliu uron mjeket dhe infermieret e 'Shefqet Ndroqit': Gratë janë kolona e sistemit tonë shëndetësor

8 Mars 2021, 16:58

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të urojë të gjitha punonjëset e sistemit shëndetësor në vend nga spitali  COVID-2, “Shefqet Ndroqi”. Mjeket dhe infermieret janë kolonat e sistemit shëndetësor tha Manastirliu.

“Sistemi ynë shëndetësor përbëhet nga 60% gra. Gratë janë kolona që mbajnë sistemin tonë shëndetësor. Janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në shëndetësi, në vijën e parë dhe në prapravijë. Zgjodha për të qenë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku 311 gra punojnë dhe luftojnë çdo ditë me të keqen, kundër armikut të padukshëm dhe japin më të mirën nga vetja për t’i shërbyer tjetrit”, tha Manastirliu.

Duke shprehur mirënjohjen për gratë dhe vajzat në sistemin shëndetësor, Manastirliu tha se brenda javës përfundon vaksinimi i personelit shëndetësor.