Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Fier ku ka marrë pjesë në një festë të organizuar nga gratë në këtë qytet. Ai ka ftuar të gjitha gratë dhe zonjat në kërcim. Rama ka shkëmbyer edhe disa batuta me to duke i kërkuar të heqin celularët dhe të kërcejnë. "Mos më shqyeni'' dëgjohet kryeministri duke iu drejtuar femrave në sallë. Ai i ka uruar gratë për festën e tetë Marsit.
Rama hedh këngë e valle me gratë e Fierit
No videos found.