8 marsi/ Vokshi: Nuk vjen ndryshime me një 'Gëzuar'...aq më tepër me një qeveri që gratë i ka fasadë

8 Mars 2020, 15:39

TIRANË- Një urim, ku nuk mungojnë dozat politike, është ky i ish- deputetes Albana Vokshi në këtë 8 mars. Akuzat shkojnë drejtpërdrejtë për qeverinë Rama, sipas së cilës gratë përdoren vetëm të fasadë. Ajo u bën thirrje grave që të bashkohen për të sjellë ndryshimin, për të cilin thekson se nuk vjen vetëm me një “Gëzuar Ditën e Gruas”.

"8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes. Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton. Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim. Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas. Ne duhet të veprojmë!  Ne nuk kemi nevojë për mëshirë! Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë!