8 mld lekë për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Ahmetaj: 2.5 mld lekë vetëm për Durrësin! Rama: Në tetor dorëzojmë banesat e para

11 Korrik 2020, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2020-07-11 14:22:29

Në Bashkinë Durrës ka filluar shpërndarja e granteve cash për rikonstruksionin e banesave që kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme. Këto grante në bashkinë e Durrësit kapin shifrën prej 2.5 miliardë lekë dhe përfitojnë 7500 banorë, të cilët do të marrin paratë në dorë për rikonstruksionin e dëmeve të banesave të tyre shkaktuar nga tërmeti.