8 viktima me koronavirus/ Sot 12 raste të reja! 186 të infektuar 31 të shëruar

27 Mars 2020, 14:48

TIRANË- Nga 102 teste të kryerja brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 12 qytetarë, duke e çuar në total numrin e prekurve me koronavirus në Shqipëri në 186. Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë kanë bërë me dije se 77 qytetarë që janë konfirmuar me koronavirus janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, 5 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë, në terapi intesive. 1 mjek dhe 1 infermier është në listën e personave të shëruar, nga 31 në total të cilët testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Puka është shtuar në hartën e qyteteve të prekura, me dy raste të reja, duke sjellë edhe vetëkarantinimin e 7 mjekëve dhe infermierëve për shkak të kontaktit që kanë pasur me dy personat. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllimet për familjarët e dy viktimave që humbën jetën gjatë orëve të fundit, një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, ka shkuar në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë këtyre dy javëve janë prekur gjithsej 16 qytete, me Tiranën që mban kreun, ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.