80% e hoteleve në Shëngjin të boshatisur, kreu i Dhomës së Tregtisë: Strukturat akomoduese punojnë me 20% të kapacitetit

10 Korrik 2020, 16:39

Hotelet dhe shtëpitë e pushimit në Shëngjin janë pothuajse bosh. Ato popullohen vetëm gjatë fundjavës. Edhe pse jemi në mesin e sezonit turistik strukturat akomoduese në Shëngjin punojnë me 20% të kapacitetit. Shqetësimi është ngritur nga kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj.