82 shqiptarë riatdhesohen nga Vjena, qytetarët: Çmimet pak shtrenjtë por rëndësi ka që u kthyem

27 Prill 2020, 21:08 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 21:36:40

82 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme përmes fluturimit nga Vjena në Tiranë.

Për Report Tv ato janë shprehur se prej muajsh ishin në pritje për tu rikthyer në atdhe ndonëse një pjesë e tyre u shprehën se çmimet e vendosura për riatdhesim janë paksa të shtrenjta.

Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë kufinjve si pasojë e Covid-19 ka vijuar edhe këtë të hënë nëpërmjet një fluturimi Vjenë-Tiranë ku u riatdhesuan 82 shtetas shqiptar.

Prej sa kohësh ishit bllokuar jashtë vendit? 

Dy muaj. 

Ju qëndronit tek të afërmit?

Jo isha turist, në Austri.

Po qëndronit në hotel gjatë kësaj kohe?

Jo, tek një shtëpi e një shoku. Çmimet içik të larta por e rëndësishme është që kemi ardhur këtu. 2 muaj e gjysmë kam ndejt në Vjenë.

Ku po qëndronit?

Tek vajza.

Si ju duken çmimet e vendosura?

Po çmimet të shtrenjta janë, u mërzitëm atje dhe çmimet që u vendosëm ishim të detyruar me i bo. 3 javë e kishim ne, na u shtuan dhe 1 muaj gati qëndruam 2 muaj.

Ku po qëndronit ju?

Ne ishim në Nju Jork, Manhatan. Mbërritëm dje në 26 në orën 9 në Frankfurt, erdhëm në Vjenë. Në gëzohemi në rradhë të parë që erdhëm në vendlindje se për këtë kishim hall. Guri i rëndë në vend të vet, nuk ka si vendi yt nuk ka si Shqipëria, I love Albania!

Ndërkohë më herët ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber lajmëroi se të gjithë shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në Amerikë, për shkak të situatës së COVID-19, do të kenë mundësi që të rikthehen në atdhe në datën 29 prill përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.