846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër

5 Dhjetor 2020, 18:43

TIRANË- Si rezultat i 2.308 testimeve të kryerja, këtë të shtunë janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Tirana është qyteti me më shumë raste të reja për të ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. "265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat", njofton Ministria e Shëndetësisë. 19 qytetarë kanë humbur betejën me këtë COVID, 7 prej të cilëve sërish në kryeqytet. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi", thuhet në njoftim. Një numër i lartë është i pacientëve të shtrkruar në 4 spitalet COVID. Aktualisht trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Në një kohë kur bilanci i rasteve të reja dhe i viktimave është i rëndë, ai i të shëruarve mbete pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.