88.590 të dypunësuar do dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Tatimi për pagat do të rivlerësohet, qytetarët do të paguajnë më shumë

1 Prill 2021, 19:33

Të gjithë të dypunësuarit në fund të muajit prill do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit